Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka zhvilluar sot një telefonatë me homologun shqiptar, Edi Rama.

Mediet serbe shkruajnë se Brnabiç ka informuar Ramën se Serbia do të heqë testin e detyrueshëm negativ të PCR për të gjithë shtetasit shqiptarë që hyjnë në shtetin e tyre.

Më tej, mediet serbe bëjnë me dije se Rama dhe Brnabic kanë diskutuar gjithashtu mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

“Ata folën dhe për luftën kundër Covid 19, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës “Shengeni rajonal””.