Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka bërë live vaksinën ndaj Covid-19 duke u bërë e para në vendin e saj që merr dozën e parë të Pfizer.
E veshur me një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra, Brnabiç shfaqet në video teksa bën vaksinën në një klinikë.
Pas saj vaksinën e bënë edhe Darija Kisić Tepavčević si dhe Dr. Predrag Kon.
Ditën e sotme ka nisur edhe zyrtarisht vaksinimi në Serbi, që është vendi i parë në Ballkan që e bën diçka të tillë.
Serbia e ka nisur vaksinimin me 4,875 doza që i kanë ardhur nga Pfizer teksa prite edhe ngarkesat e tjera.





