Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret shumë nga Albin Kurti si kryeministër i Kosovës. Teksa ka dhënë detaje nga takimi i saj me të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, Bërnabiç pohoi se ka pak shpresa për vijimin e dialogut me Kosovën.
“Nuk kam pritje për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s, por kam shpresë për vazhdimin e dialogut. Kjo do të ishte e mirë edhe për serbët edhe shqiptarët nga Kosova”, theksoi ajo.
Bërnabiç tha se i kishte përcjellë mesazhin Grenellit se Beogradi asnjëherë nuk kishte hyrë në luftë tregtare me Prishtinën.
“Ajo për çka pajtohem në përgjithësi është se nëse gjendja ekonomike është më e mirë, nëse ekziston shkëmbimi dhe tregtia e lirë e mallrave, njerëzit jetojnë më mirë, kanë vende të punës, rroga më të mira, po ashtu zbuten tensionet politike dhe është hapësira më e madhe për kompromis. Edhe ne mundohemi ta bëjmë këtë”.