Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali për grabitje në disa farmaci.
Sipas mediave vendase, ngjarjet ndodhën natën mes 8 dhe 9 tetorit.
Grabitësit sulmuan farmacinë në Piazza Marinai d’Italia në Oltreponte, ku arritën të merrnin rreth 5,000 euro.
Pas kësaj, ata tentuan të grabisnin dy farmacitë në Balzola dhe Morano, por këto përpjekje dështuan; e dyta dështoi për shkak të pranisë së pronarit, ndërsa e treta përfundoi me ndërhyrjen e policisë, e cila i arrestoi.