TIRANE, 23 mars 2013– Gjatë orëve të para të së shtunës ka ndëruar jetë fëmija 3 vjeçar, i cili bëri transplantin e mëlçisë në një spital privat.

Konkretisht një muaj e gjysmë pas transplantit, ka vdekur fëmija Mikele Janji. Lajmi është konfirmuar nga familjarët. Mësohet se dhjetë ditë pas operacionit, fëmija kishte pësuar një atak kardiak i cili i detyroi mjekët ti kryenin një operacion në zemër. 

Familjarët dhe mjekët po ndjekin shëndetin e nënës, e cila i dhuroi mëlçinë e saj fëmijës.