Një 53-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet për veprime të turpshme në publik në qytetin e Bulqizës, si dhe për kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat.

Në pranga ra shtetasi Haqif Dishmuça, 53 vjeç, banues në Burrel, i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik, 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"  "Goditje për shkak të detyrës", "Mosbindja ndaj  urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Prishja e qetësisë publike", si dhe "Vepra të turpshme"  parashikuar nga nenet 236/1, 237, 242, 274, 108 të Kodit Penal .