Para disa ditëve është publikuar një video ku tregohet se si një kryengritës sirian, pasi e vret një ushtar i cili i përkiste forcave të Asadit, ai ia nxjerr zemrën dhe ia kafshon, masakër kjo që tronditi gjitha mediumet botërore.

Javorja amerikane "Time" ka arritur që përmes "Skype" të kontaktojë me kryengritësin sirian. Ata gjatë bisedës, e pyetën se përse ai ka kryer një krim të tillë.

"Unë kam kryer edhe tjera krime ndaj ushtarëve pro-qeveritare.Ata po na përdhunojnë dhe vrasin gratë dhe vajzat tona.  Kam një video duke e bërë në copa të imta dhe të mëdha me anë të sharrës një ushtar.  Ushtarin të cilin e vrava në celularin e tij kishte një filmim në të cilin shihej se si ai përdhunonte një grua dhe dy vajzat e saja. Kur e pash videon, vendosa që t'ia hiqja zemrën dhe tu bëjë me dije se gjithë ushtarët të cilët vrasin dhe dhunojnë femrat tona do t'i ndodhë e njëjta masakër", tha kryengritësi Al Hamad.