Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk pati viktima civile gjatë kryengritjes së Wagner dhe rebelimit të Prigozhinit, teksa ai iu drejtua forcave të sigurisë të përfshira në rezistencën ndaj rebelimit të grupit paraushtarak.
Udhëheqësi i Kremlinit vlerësoi njësitë e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e “jetës, sigurisë dhe lirisë së qytetarëve tanë” dhe i falënderoi ata për “detyrën e tyre ushtarake”.
Kujtojmë që mbrëmë, Putin mbajti një sërë deklaratash në lidhje me kryengritjen e Wagner në Rusi gjatë fundjavës së kaluar. Gjatë fjalimit të tij, Puitin vendosi kushte për mercenarët e Wagner, pra largimin e tyre në Bjellorusi.