Tre raste të ndërtimit pa leje janë konstatuar në Sarandë dhe në Ksamil.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, F. D., 62 vjeç, banues në Ksamil dhe E. D., 36 vjeç, banues në Ksamil.

Nga informacionet zyrtare mësohet se këto persona u kapën teksa kryenin punime ndërtimi pa leje.

“Vazhdimi i operacionit policor “Coastline” ka evidentuar 3 raste të paligjshmërisë në ndërtim.

Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, F. D., 62 vjeç, banues në Ksamil dhe E. D., 36 vjeç, banues në Ksamil.

Tre persona u kapën nga policia teksa kryenin punime ndërtimi pa leje, në objektet e tyre, në Ksamil dhe në Sarandë”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.