Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej në një intervistë për gazetën serbe, “Novosti" ka thënë se detyra e Serbisë është të çojë sa më shumë serbë në Kosovë dhe për këtë gjë, shpreson që në ndihmë do t’i vijë edhe Rusia. Sipas tij, kjo iniciativë do të kishte edhe mbështetjen e presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç.
“Tragjedia dhe problemi ynë janë se populli nuk është kthyer. Zgjidhja e parë dhe detyra kryesore është të kthejmë sa më shumë njerëz në Kosovë. Shpresojmë që Rusia do të na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ka qenë e jona. Besoj se Presidenti ynë mendon ashtu siç mendon Kisha dhe populli serb”, ka thënë Irinej, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me nismën e Vuçiçit për dialog të brendshëm në Serbi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.