Duket se situata në det pas ngjarjeve të fundit nuk mund të mbetet thjesht dhe vetëm në duart e Policisë Kufitare.
Këtë radhë, është vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që shfaqet në plazh me rrobe banjo, dhe ndërkohë ka kërkuar një gomone për të qarkulluar në vijën bregdetare.
Haki Çako, në fotot e siguruara nga “newsbomb.al” këtë mëngjes është duke u nisur nga Drymadhes për të parë vetë vijën bregdetare i shoqëruar edhe nga persona të tjerë të policisë, por jo familjarë.
Një adoleshente ruse 16-vjeçare u gjet e vdekur në det në ujërat e Ksamilit përpara ishujve dhe sipas dyshimeve të policisë, ajo është goditur nga një varkë.





