Shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Brahim Dragjoshi, duke mos e kaluar kështu vettingun.
Procesi i vetingut ndaj tij u zhvillua nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.
KPK e gjeti me probleme sa i takon burimeve për shtëpinë e tij në Paskuqan, si dhe në mënyrën e përvetësimit të tokës nga ana e këtij subjekti.
Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash e ushtron funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar në vitin 2019.





