Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar inspektimin tematik në 7 prokurori në vend, lidhur me masat e marra prej tyre për zbatimin e udhëzimeve dhe urdhrave të tij.

Inspektimi iu kërkua zyrtarisht Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës për periudhën mars 2020 – mars 2021.

Po ashtu, Çela kërkon verifikim të zbatimit të udhëzimit të tij të korrikut 2020 “për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimit financiar, financimit të terrorizmit dhe hetimet pasurore”.

Çështja e pastrimit të parave, si edhe e zbatimit të ligjit anti-mafia ka qenë objekt i diskutimeve edhe në turin e nisur nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm në disa prokurori të vendit.