Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka komentuar nga Vlora arrestimin e gazetarit dhe botuesit Henri Çili

Pas analizës së KLSH, Çela tha para gazetarëve se arrestimi i Çilit “është puna e prokurorisë së pavarur, zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet”.

Kryeprokurori është pyetur edhe për padinë e Presidentit Ilir Meta në SPAK për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për të cilën është shprehur: 

“Nuk ka lidhje me Prokurorinë. Pyesni ata që janë kompetent për tu marrë me këtë gjë.”