Ngjarjet kriminale në qytetet e Vlorës dhe Fierit kanë lidhje me ngjarje të tjera të mëparshme kriminale. Këtë deklaratë ka bërë sot kryeprokurori Adriatik Llalla nga qyteti bregdetar i Vlorës, ku ka qenë i pranishëm në analizën vjetore të punës së prokurorisë. Llalla tha se analiza vjetore nuk ka nisur rastësisht nga Vlora e Fieri, por për shkak të specifikave të ngjarjeve që kanë ndodhur aty.

Një ndër shqetësimet kryesore të kryeprokurorit është pezullimi në masë i hetimeve dhe numri i lartë i vendimeve të pafajësisë. Gjithashtu ai ka kërkuar kontrolle intensive mbi prokurorët për rastet e pafajësisë.