Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për rikonfirmim në detyrë për kryeprokuroren Arta Marku, e cila kaloi Vettingun, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike

Nënkryetari demokrat Edi Paloka, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar vendimin e KPK.

"Ja dhe VETTINGU i famshem…Thjeshte “Shkolle Partie", shkran Paloka.

Komisioni i Pavarur Kualifikues vlerësoi aftësitë profesionale dhe të figurës së Arta Marku, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës. Gjatë seancës, KPK vlerësoi se sipas ILDKPKI, Marku ka bërë deklarim të saktë, ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk ka konflikt interesi. Kujtojmë se edhe sot kryeprokurorja nuk ishte në seancë, pavarësisht pakënaqësisë së shprehur nga vëzhguesi i ONM gjatë seancë së djeshme.