Pas lajmeve në media se kryeregjistruesja Blerina Doracaj është shkarkuar, ajo ka deklaruara se vijon punën rregullisht dhe nuk ka asnjë urdhër pezullimi apo shkarkimi për të.
“Në media lexova lajmin për shkarkimin tim. Kam kontaktuar me instancat e varësisë dhe më është komunikuar që nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk ka as pezullim dhe as shkarkim nga detyra. Puna vijon rregullisht. Siç është hapur konkurs për kryeregjistrues në të gjitha rrethet e vendit, edhe pozicioni i kryeregjistruesit të ZQRPP do t’i nënshtrohet procesit të konkursit” tha Blerina Doracaj. /Panorama





