Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka njoftuar se nesër në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga komisioni zgjedhor për zgjedhjet e 13 qershorit.
Kujtojmë se përballë kryetarit Lulzim Basha do të jenë Agron shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.
Njoftimi i PD:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00.
Rendi i ditës:
Miratimi i kandidaturave për Kryetar.
Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor.
Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje!
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi





