Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përjashton mundësinë e kandidimit për postin e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e 30 qershorit.
"Nuk kam asnjë ambicie lokale. Jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur një kandidat".
I deleguari i PS-së i qarkut të Shkodrës ka nisur takimet me strukturat vendore të kësaj partie
"Fokusi i takimit të sotëm është në lidhje me vendimmarrjen e partisë të Asamblesë Kombëtare me detyrat që janë përcaktuar, për të fuqizuar praninë tonë në terren dhe të përgatisim strukturat për zgjedhjet e 30 qershorit", tha ai.





