Durres,28 shtator 2013 – Këshilli bashkiak i qytetit të Durrësit zhvilloi sot mbledhjen e radhës duke zgjedhur kryetarin e ri të këtij këshilli, Alban Ramohitaj  përfaqësuesi i PS, i cili zëvendëson në këtë post Indrit Hamitin, përfaqësuesin e PDIU.Në artikullin e botuar nga Agjensia e Lajmeve Dyrrah të datës 24 shtator theksohej se Ramohitaj ishte nominimi më serioz për kryetarin e këshillit bashkiak (http://www.durreslajm.com/politike/ps-shtyn-mbledhjen-e-%E2%80%9Cparlamentit%E2%80%9D-t%C3%AB-durr%C3%ABsit-t%C3%AB-shtun%C3%ABn). Ramohitaj mori 24 vota nga 44 katër anëtarë të këshillit, ndërsa nënkryetar u zgjodh Hajri Nuri përfaqësues i LSI. Në këtë mbledhje  munguan këshilltarët e koalicionit të djathtë, të cilët kanë pasur shumicën në këtë këshill para zgjedhjeve të 23 qershorit. Këshilli bashkiak i Durrësit, i dalë nga zgjedhjet e 8 majit 2001 ka 45 anëtarë gjithsej.

Agjensia e lajmeve "Dyrrah"