Myzafer Korkuti kryetar i Akademisë së Shkencave me arkeologë të tjerë kanë qenë në sheshin “Veliera” në Durrës. Në një prononcim për “Durrës Lajm” ai u shpreh se po punohet intensivisht me gërmimin dhe dokumentacionin e kësaj strukture. Pa mbaruar gërmimi nuk e dimë të ardhmen e këtij objekti.
Kreu i Akademisë nëvizoi se “nuk duhet të ngatërrohet çështja e ndërtimit të “Velierës” me vlerat arkeologjike të monumentit. “Do përcaktojmë vlerat dhe pastaj do të vendosim për projektin”,- pohoi ai.
“Do gjejmë një zgjidhje se nuk ka nxitim në këtë projekt.
Ky është një monument që vjen nga lashtësia dhe do të shikojmë anën historike dhe dokumentare të tij. Rëndësi ka që po vijon kërkimi me kritere shkencore. Ne po zbulojmë monumentin dhe të vlerësojmë rëndësinë historike që ka për Durrësin, me ekspertët tanë më të mirë, ashtu siç edhe është bërë më herët me monumente të tjera.
Ndonëse për ditë me radhë arkeologët u larguan nga sheshi “Veliera, me qëllim përfundimin e një raport mbi situatën e zbulimeve ata janë rikthyer sërish këtë javë.
K.H.





