Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në shtetin grek.
Në përgjigjen që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Hajdari është dënuar me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sipas vendimit, Hajdari është dënuar me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë me vlerën e 1500 dhrahmive (monedha greke para Euros), vendim i marrë më 23 qershor të vitit 1999.
Ndërkaq, pritet që ditën e nesërme të mblidhet Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe do të shqyrtojë nëse do t’i hiqet mandati ose jo kryebashkiakut të Kuçovës.
Vepra penale për të cilën është dënuar dhe konvertuar në gjobë, kalim i paligjshëm i kufirit, nuk hyn në ato vepra që i rëndon pozitën një funksionari të lartë, mirëpo Hajdari rrezikon shkarkimin për shkak se nuk e ka deklaruar këtë dënim, ashtu siç e parashikon ligji i Dekriminalizimit.