Kryetari bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani ka njoftuar përfundimin e një investimi të domosdoshëm për këtë zonë në liqenin e Callikës.

Sipas Kokomanit, ky investim iu siguron të gjithë fermerëve ujitje dhe vaditje gjatë periudhës së thatësirës si dhe parandalon përmbytjet në periudhën e reshjeve.

POSTIMI I PLOTË

Sapo ka perfunduar nje investim i domosdoshem per zonen tone ne liqenin e Callikes. 

Ky investim i siguron te gjithe fermereve te zones ujitje dhe vaditje gjate periudhave te thatesires duke i garantuar mbeshtetje te plote per prodhimtarine e tyre. 

Gjithashtu nga ana tjeter, do te behet i mundur parandalimi i permbytjeve ne periudhen e reshjeve te dendura te shiut. 

Si kurre me pare, po punojme ne disa pika te rendesishme por te lena totalisht ne harrese!