Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin. 

Arsyet zyrtare të dorëheqjes së socialistit nuk dihen ende.

Në një postim më herët sot, Dredha ka falënderuar bizneset që bashkëpunojnë në lehtësimin e aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike.

“Falenderime për bizneset, në Bulevardin e qytetit, që po bashkëpunojnë çdo ditë, në lehtësimin e aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike”, shkruan ai.