DURRËS, 31 janar 2015 –  Kryetari i degës së PD Durrës, z. Osman Stafa, ka kërkuar të hiqet nga testi i deklaratës së tij për “Dyrrah”-un (durreslajm.com) fraza e parafundit dhe e cituar në nëntitullin e shkrimit: “Befasia / PD: Kemi dhe Viktor Dhimgjinin e shoqërisë civile” (shih faksimilen dhe linkun http://www.durreslajm.com/politike/durr%C3%ABs-befasia-pd-kemi-dhe-viktor-dhimgjinin-e-shoq%C3%ABris%C3%AB-civile):

“Dhe sikur të më telefonojnë nga Tirana zotërinjtë Lulzim Basha apo Sali Berisha për ndonjë emër, në fund të fundit, do të vendosin strukturat vendore në konsultim me aleatët”.

Z. Stafa pretendon se nuk i ka përmendur nominalisht liderët e PD-së.

Shkrimi ka pasur jehonë në strukturat e PD-së dhe aleatëve të saj të djathtë, ku PR-ja pretendon se z. Agron Duka duhet të jetë kandidaturë e opozitës në zgjedhjet e 21 qershorit 2015.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/