Ka nisur seanca gjyqësore në KPK për kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil Durrës, Petrit Çeno, i cili nuk është i panishëm në gjykatë, por përfaqësohet nga dy mbrojtës ligjorë.

Trupa gjyqtare përbëhet nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Seanca po zhvillohet me tensione mes përfaqësueve ligjore të Çenos dhe drejtueses së trupës lidhur me korrespondecën që ka pasur KPK me subjektin.

Relatorja Çiftja tha se KPK ka kryer hetim administrativ dhe janë dërguar vlerësimet nga tre shtyllat e hetimit. Gjithashtu shtoi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përveç raportit të ILDKPI, kreu hetime më vete për Çenon dhe trungun e tij familjar.

ILDKPI konstatoi se Çeno nuk ka burime të ligjshme, ka fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarime të rreme. "Çeno ka mungesë të dokumentacionin ligjor dhe mospërputhje të vlerës së garzhit,"-tha Çiftja.