Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i njësisë administrative nr.6 në bashkinë e Durrësit, Serjan Mazrreku ka shtruar iftar në natën e bekuar të Kadrit.

Në iftar morën pjesë 100 fëmijë jetimë e njerëz në nevojë të zonës së ish-Kënetës, të cilën Mazrreku e drejton prej disa vitesh.

"Uroj për të gjithë besimtarët myslimanë që Zoti t’iu ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe veprat e mira. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj reflektimi  për të treguar më shumë dashuri për njëri-tjetrin e duke pasur parasysh sidomos ata më në nevojë. Me besimin në Zot unë do vazhdoj të përpiqem për të bërë vepra të mira për këtë zonë jo vetëm në këtë muaj të shenjtë por gjithë vitin.", thotë kryetari i kësaj Komune për "DurrësLajm".

Ashtu si edhe në vitet e kaluara, Mazrreku shtron iftar për fëmijët jetimë në mbyllje të Ramazanit për t'iu krijuar atyre disa momente ndryshe, argëtimi e gëzimi.