TIRANË 15 maj 2014 – Në protestën antidrogë të Partisë Demokratike mes protestuesve ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko. 

Edhe në fotot duken pamje e kryekomunarit në protestën e sotme. Ai ka qënë i pranishëm mes demokratëve të tjerë për të protestuar kundër narkotrafikut.

Prezencën e tij në protestë e përmendi edhe deputeti Blendi Klosi, i cili në një replikë me ish-kryeministrin Berisha i tha: “Kush ta solli kryetarin e Lazaratit në protestë”.

Më tej Klosi e ka pyetur Berishën nëse kryetari i Lazaratit është pro apo kundër drogës.