Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar pak moment më parë protestës së opozitës.

Berisha dha një prononcim të shkurtër për gazetarët, ku ndër të tjera u shpreh se asgjë nuk i ndal demokratët deri në realizimin e objektivave të tyre që janë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokrateve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë, revoltë, në mosbindje

Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës edhe për padronin në Beograd. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që janë mbledhur sot.

I përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira”, tha Sali Berisha.