Durrës 12 tetor 2014 – Kryetari i ri i PD-së Durrës me takt e zgjuarësi ka shfrytëzuar ndeshjen e futbollit Shqipëri-Danimarkë për të ndërmarrë një aktivitet në dukje futbollistik, por në fakt një operacion i mirëmenduar i marrëdhënieve me publikun.
Z. Stafa ftoi përfaqësuesit e mediave në Durrës, që së bashku me të dhe me mjaft sportdashës nga forumi rinor i PD-së durrsake të ndiqnin ndeshjen në një bar afër Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”. Në sallë ishin rreth dy qind pjesëmarrës.
Z. Osman pa mbajtur fjalime e pa ceremoni, thjesht cdo pjesëmarrësi i shtrëngoi dorën duke i uruar mirëseardhjen në hyrje të lokalit. Ai ndau me ta "emocionet" e ndeshjes, përfshirë këtu edhe zhgënjimin, që Kombëtarja jonë, ndonëse ishte pranë fitores, nuk arritit dot t’i ofronte tifozerisë shqiptare, madje gjithë shqiptarëve fitoren.
Me nga një birrë, Koka-kola apo Xhoni Uoker përpara, gjatë ndeshjes u krijua një atmosferë e këndshme për pjesëmarrësit. Në këtë aktivitet vendosej një urë komunikimi shumë infromale me përfaqësuesit e mediave në Durrës si edhe njëkohësisht mbahej afër dhe “karikohej” rinia blu.
Me organizimin e këtij aktiviteti Kryetari Stafa u përpoq t’i tregojë durrsakëve, që do jetë një kryetar ndryshe.
Le të shpresojmë, që do jetë një kryetar për së mbari.





