Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako është paraqitur sot në SPAK. 

Mësohet se ajo mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 14:00.

Sako dyshohet se do të merret në pyetje për inceneratorin e Tiranës dhe marrëveshjen e nënshkruar me bashkinë e Durrësit për trajtimin e mbetjeve.