Majlinda Bufi, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit është paraqitur në SPAK ditën e sotme.
Mësohet se Bufi do merret në pyetje lidhur me një kallëzim që është bërë ndaj saj për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Më herët gjatë ditës së sotme, edhe Leonard Hide, kryebashkiaku i Libohovës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, i cili akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës.





