Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ditën e sotme ka dalë për raportimin “online” në Komisionin e Ligjëve të Kuvendit.

Gjatë raportimit të saj, Llagami ka bërë një bilanc të vështirësive dhe çështjeve që janë zgjdhur nga gjykatat në të gjithë vendin teksa ka dhënë edhe një lloj sugjerimi përsa i përket mënyrës së organizimit.

Ajo ka prekur edhe çështjen e Vettingut, duke thënë se ka pasur humbje nga stafi gjyqësor.

“Nuk jemi krenar se është shumë e vështirë, kemi pasur humbje për shkak të Vetting, lidhur me Vetting, janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë që janë pezulluar duke përfituar 75% e pagës, ose 30 milionë lekë, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet dhe efekti financiar që i Vettingut ku janë shkarkuar/pezulluar 75 gjyqtar dhe 55 milionë lekë efekt në buxhetin e shtetit, harxhohen lekë, por nuk ofrohen dot shërbim.

Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do mundësonte që gjykimi i çështjeve do ishte i drejtë dhe i barabartë. Gjykatat janë në kolaps”, tha Lagami.

Ajo ka propozuar që numri i gjykatave të Apelit të ulet dhe nga 22 që janë në total, të jenë vetëm 12. Sipas saj ky lloj riorganizimi do të ulë kohën e shqyrtimit të çështjeve dhe do të rrisë nivelin e gjykimit për to.

“Nga 22 gjykata, të grupohen në 12 gjykata. Sepse ne kemi Gjykata si Lezha dhe Përmeti dhe nga ana e ngarkesës nuk krahasohen dot. Arsyet e riorganizimit është për shumë arsye, për menaxhim i burimeve njerëzorë, por edhe aksesit. Kemi një kolaps sa i përket gjykatave të apelit. Gjashtë prej tyre, në një kohë që sistemi është në këtë gjendje. Grupimi i apeleve do të mundësojë që vlerësimi i çështjeve të jetë i drejtë dhe në kohë të shpejtë për të gjithë qytetarëve. Një tjetër masë në kuadrin e përmirësimin e efiçencës është rritja e burimeve njerëzore.

Për këtë dua të falenderoj ministrinë dhe Kuvendin. Sistemi gjyqësor ka marrë një numër të stafit gjyqësor që s’i kishte marrë për kohë të gjatë. Qasja që ka Këshilli dhe që është të rritet numri i stafit ndihmës. Këtë kemi bërë, duke përfshirë sekretarë gjyqësorë, por nga ana tjetër edhe pjesën e këshilltarëve dhe ndihmësve ligjore në Gjykatën e Lartë dhe atë të Apelit,”-tha ajo.