16 shtator 2015 –  Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka disa vite që i bën pushimet në Durrës, lajmin e bujshëm e bën publik vetë e para kryetare shteti femër në Kosovë dhe në Ballkan.

Pavarësisht se për herë të parë ka mbërritur për vizitë zyrtare në Shqipëri, më 13 shtator 2015, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tregoi se ka qenë disa herë, thjesht si pushuese në Durrës. Mes të tjerave,  në studion e “Top Show”-t në Top Channel,  Jahjaga tregoi:

“Unë, kur vij në Shqipëri, ndihem si në shtëpinë time. Kam ardhur në Shqipëri edhe herë të tjera, sepse jam adhuruese e madhe e bregdetit shqiptar. Të gjitha pushimet e mia verore i kam kaluar këtu. Edhe këtë vit [2015], edhe pse ishte pushim shumë i shkurtër, isha sërish këtu. Isha në Durrës. Faktikisht isha në skaj të Durrësit, kështu që pata rastin të pushoj disa ditë”.

/th. m. “DurresLajm”/