Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Rama në Spitalin Pediatrik.

Sipas Kuçit, “kryeministri në largim e nisi karrierën politike me fasada dhe po e mbyll po me fasada”.

Ndër të tjera në statusin e saj, Kuçi nënvizon se spitali i Durrësit është në gjendje të mjerueshme, nuk ka as sapun as dezinfektant, ndërsa “asnjë masë nuk është marrë për të ndalur rrezikun për shëndetin e personelit mjekësor dhe atë publik.”

Shqetësim tjetër që ngre në statusin e saj kryetarja e LSI-së në Durrës është mungesa e mjekëve pediatër dhe infermierëve. 

Postimi i plotë:

Kryeministri në largim e nisi karrierën politike me fasada dhe po e mbyll po me fasada.

Kryeministri fasadaxhi di vetëm të vjedhë e të mburret me gëlqere dhe bojra që u kushtojnë miliona euro taksapaguesve shqiptarë.

Sot inauguroi sërish fasada në Pediatrinë e Durrësit ndërkohë që Spitali është në gjendje të mjerueshme, i “pushtuar” nga Covid-19 dhe i shndërruar në vatër infektimi.

Vetëm fasada për propagandë ndërkohë që në Spital nuk ka as sapun apo disifektant.

Vetëm fasada dhe asnjë zgjidhje për kushtet e vështira në shërbimet shëndetësore.

Asnjë masë për të ndalur rrezikun për shëndetin e personelit mjekësor dhe atë publik. 

Situata në Spitalin e Durrësit ka dalë jashtë kontrolli. 

Pediatria nuk ka mjekë. Janë vetëm 6 mjekë që përballojnë fluksin e vizitave dhe nuk mjaftojnë për të mbuluar urgjencat.

Edhe për neonatin, pediatrët që presin foshnjat, janë vetëm 2.

Gjithashtu personeli infermieror është i pamjaftueshëm.

Ka miliona për fasada por nuk ka për testime.

Duhen Testime të shpejta dhe FALAS. 

Testime për bluzat e bardha dhe për qytetarët. 

Papërgjegjshmëria e sektit të “Rilindjes” po rrezikon shëndetin publik dhe për këtë do marrë ndëshkimin e merituar më 25 prill, në Durrës e në mbarë Shqipërinë 

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj  

#LSI 

Posted by Kontjana Kuçi on Wednesday, November 18, 2020