Tamponët që tregojnë nëse je pozitiv apo negativ ndaj Covid-19, tanimë do të bëhen edhe në laboratorin e mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare.
Në këtë laborator do të mund të kryejnë tamponin vetëm pacientët që duhet të lënë ambientet e shërbimeve të QSUT. Kjo bëhet më tepër për të parë nëse janë negativ dhe mund të shkojnë në familjet e tyre pa rënë në kontakt me koronavirusin.
Po kështu tamponin në laboratorin e QSUT do ta kryejnë edhe pacientët e prekur nga Covid-19, por që duhet të lënë ambientet e Shërbimit Infektiv për të vërtetuar nëse janë negativ.
Deri më tani tamponët janë kryer vetëm në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.





