Një operacion i rrallë është kryer të dielën që lamë pas në Qendrën Spitale Universitare Nënë Tereza.

Lajmin e jep ministrja Ogerta Manasterliu përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ndërhyrja ka zgjatur për 7 orë me radhë, ndërsa shpjegon se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

“Një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT. Pas një operacioni tejet kompleks që zgjati plot 7 orë, pacientes 54 vjeçare me tumor primar renal, me përhapje masive në caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, mjekët i kanë shpëtuar jetën

Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgëve vaskular, kardiokirurgëve e kardioanestezistë, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo, dr. Saimir Kuçi dhe ekipit të infermierëve që asistuan”.