Ditën e sotme është realizuar ndërhyrja e parë kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit me një staf mjekësh shqiptaro-turk. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një statusi në “Facebook”.

“Kryhet me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit

Ekipit të përbashkët Prof. Dr. Bulent Cavit Yuksel, Dr. Ilkay Guler, Dr. Frenki Vila, Dr. Ayse Lafci dhe Dr. Aida Xhika. #SkaKohëPërPushim”, shkruan Manastirliu.

Më 27 maj, Spitali Memorial i Fierit hapi dyert duke pritur pacientët e parë. Spitali është një investim i qeverisë turke, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare i realizuar në një periudhë tre mujore.