Një ndërhyrje e rrallë me laparoskopi është kryer me sukses nga ekipi i kirurgjisë në spitalin rajonal të Durrësit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informon se operacioni u krye nga doktor Shkëlqim Ferko, doktor Mendim Megjidi, doktoreshë Mimoza Kamberi dhe Erget Mara instrumentar.
Ministrja tha se ndërhyrja e kryer për herë të parë në spitalet publike u realizuar tek një 43-vjeçare me probleme të theksuara në veshka.
“Ekipi i përbërë nga dr. Shkëlqim Ferko, dr. Mendim Megjidi, dr. Mimoza Kamberi dhe Erget Mara instrumentar, realizuan pieloplastikën laparoskopike tek një 43-vjeçare me probleme të theksuara në veshka një ndërhyrje që realizohet për herë të parë në spitalet publike”, – shkruan ministrja Manastirliu.





