Një pako e vogël, brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë plasëse ka shkaktuar panik në zonën e Astirit në kryeqytet. 

Pak minuta më pas u krye edhe shpërthimi i kontrolluar nga ekspertët antieksploziv të RENEA-s, nga i cili rezultoi se nuk kishte lëndë plasëse.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tirane/Informacion Paraprak

Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.

Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.