DURRËS, 15 tetor 2014– Foto shokuese nga Meksika
Një i ri 24-vjeç, me origjinë meksikane, pasi është akuzuar për përdhunim është rrëmbyer nga një grup narkotrafikantësh. Ata e kanë keqtrajtuar barbarisht duke e torturuar, tredhur dhe kryqëzuar. Kufoma e tij e dukshme në një tabelë rruge flet qartë për aktin çnjerëzor. Në tabelën në fjalë shkruhej: “Kjo ka ndodhur për shkak se unë jam një përdhunues dhe e njëjta gjë do t’u ndodhë të gjithë thashethemexhinjve, spiunëve dhe tradhtarëve. Ta dini mirë që kjo, nuk është një lojë”. 24-vjeçari i kryqëzuar , ishte akuzuar nga një vajzë e mitur për përdhunim. Ai është sekuestruar, pasi i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor nga ana e magjistraturës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





