Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka njoftuar se është vënë nën hetim gjyqësor lidhur me lirimin e papritur nga qelia të një oficeri policie libian, të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Osama Elmasry Njeem, i njohur gjithashtu si Osama Almasri Njeem, u lirua javën e kaluar pasi u ndalua disa ditë më parë nën një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime të dyshuara kundër njerëzimit.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Meloni tha se kishte marrë një paralajmërim nga prokurori publik i Romës Francesco Lo Voi “për krimet e ndihmës dhe përvetësimit”.
Kryeministrja shtoi se bashkë me të do të hetohen edhe ministri i Drejtësisë Carlo Nordio, inistri i Brendshëm Matteo Piantedosi dhe nënsekretari i kryeministrit Alfredo Mantovano.





