KSAMIL, 25 gusht 2013 – Një pushues nga Kosova ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin e detit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil.
Sipas të dhënave të para, viktima i moshës 28-29 vjec ka pësuar infarkt sapo është futur në ujë.
Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës, ndërsa pritet t’i nënshtrohet autopsisë.
Policia ndërkaq, po punon për identifikimin e të riut.





