15 prill 2014 – Policia aeroportuale e Malpensas ( Milano) ka kthyer mbrapsh 17 të huaj nga të cilët 12 ishin qytetarë shqiptarë të pajisur me pasaporta të rregullta biometrike. Nga 12 shqiptarët 3 ishin femra. Ata nuk janë lejuar të hynë në territorin italian, sepse nuk kishin me vete dokumenta, që të provonin motivin dhe qëllimin e udhëtimit në Itali. Disa prej tyre nuk dispononin mjetet e nevojshme financiare për të mbajtur veten gjatë kohës së qëndrimit në Itali. 12 shqiptarët u kthyen mbrapsht vetëm gjatë fund javës ( të shtunën dhe të dielën). Gjatë tre muajve të vitit 2014 mbi 800 shqiptarë janë kthyer mbrapsht në Aeroportin e Malpensas me motivacione të ndryshme.
Kthehen mbrapsht 12 shqiptarë në aeroportin italian të Malpensas
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Financat, dashuria e karriera, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!
Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det
Përhapja e gripit të shpendëve, Anglia furnizohet me gjela deti nga Evropa





