Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, njoftoi se ka ndjekur me vëmendje çdo etapë të evakuimit të pesë shqiptarëve nga Izraeli.

Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Athinë dhe ishin “shëndoshë e mirë”. Siç bën me dije Ministria, tre prej tyre kanë mbërritur në atdhe, ndërsa njëri kthehet sot në mbrëmje. Një person i pestë do të qëndrojë në shtetin fqinj, Greqi, pasi është rezident atje.

Kujtojmë se shqiptarët mbetën të bllokuar në Izrael pas nisjes së sulmeve me Iranin.

Ata u dërguan fillimisht në Egjipt dhe për evakuimin e tyre pati bashkëpunim me ambasadën greke dhe bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban.