16 qershor 2015 – Riatdhesohen 44 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në shengen. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga autoritetet suedeze, në bashkëpunim me ato franceze dhe gjermane. Mësohet se mes të kthyerve, 31 kishin qëndruar pa asnjë lloj dokumentacioni në Suedi, 8 në Gjermani dhe 5 në Francë. Një pjesë e tyre kanë kërkuar azil ekonomik, por nuk u është pranuar, duke u kthyer pas.

Përveç kthimit, ata janë penalizuar për 5 vjet që të mos hyjnë në zonën shengen.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”