Kalimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.
Më të problematike situata do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.
Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend. Ndërsa do të mbetet problematik parametri i erës jo vetëm në brigjet detare por edhe në sipërfaqen e tokës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme pritet në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 5°C deri në 21°C.
Era do fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.