18gusht 2015 – Vetëm një ditë pasi Klevisa Kajtazi, motra e vogël që u arratis një muaj më parë nga banesa me të madhen, Orialda, do të kthehet në Durrës. Ajo nuk pranoi dje që të kthehej në shtëpinë e saj, në Spitallë, por u strehua tek një shoqatë.
E mitura kërkoi mbrojtje, pasi sipas saj, nëse do të kthehej në shtëpi, prindërit dhe motra e madhe do ta ndëshkonin për çfarë ndodhi. Motra 18 vjeçe ndodhet në burgun e Kavajës, që shërben si institucion riedukimi për minorenët, pasi gjykata vendosi burg pa afat për të, si iniciatorja dhe organizatorja e planit për të vjedhur dhe djegur banesën.
E mbetur vetëm, 14-vjeçarja kërkoi që të mos kthehej në shtëpi, e frikësuar. Në këto kushte, nga shoqata ajo duhet të shkojë sërish sot në Gjykatën e Durrësit, ku do të vendoset për kërkesën e saj për një urdhër-mbrojtjeje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





