ANGLI – Një turist britanik, i cili humbi një pjesë të kafkës së tij kohë më parë në Tajvan, është kthyer në shtëpi me pjesën e kafkës së hequr në valixhe.  32 vjeçari, Lee Charie, humbi një pjesë të kafkës së tij pas rrëzimit nga ballkoni i një hoteli.

Anglezi 32 vjeçar ra me kokë nga një lartësi prej rreth 7 m dhe mjekët në fillim nuk dhanë garanci se mund të shpëtonte. Dy ditë pas aksidentit mjekët i hoqën ¼ pjesë të kafkës, për të çliruar trurin nga shtrëngesa që I vinte nga shtypja.

Sapo arriti të ngrihej në këmbë Charie vendosi të kthehej në shtëpi duke marrë me vete pjesën e hequr të kafkës. Ai shpreson se mjekët anglezë do të mund të gjejnë një mënyrë për t’ia rivendosur. Ai ende nuk e di se çfarë e shtyu të hidhej nga ballkoni, apo nëse e shtyu dikush.