21 maj 2015 – Kthehet pas videoskandalit Sokol Balla. Gazetari që drejton emisionin “Top Story”, pas pezullimit disajavor nga drejtuesit e Top Channel, nis me kandidatin e Tiranës, socialistin Erion Veliaj ciklin e emisioneve për zgjedhjet vendore.
Balla u filmua në një dhomë hoteli duke kryer veprime intime me një femër të panjohur, nëpërmjet lidhjes kompjuterike. Pasi interneti u pushtua nga kjo video drejtuesit e televizionit që punon Balla e pezulluan për thyerje të etikës.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





